Aliu: “ENER”, tani edhe në gjuhën shqipe

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ka njoftuar se tashmë ka filluar funksionimi në gjuhën shqipe i Regjistrit të vetëm elektronik të Rregulloreve të Maqedonisë së Veriut (ENER), përcjell TV21. Ndryshe, në këtë platformë përpos rregulloreve, shpërndahen njoftimet për fillimin e procesit për përgatitjen e propozim ligjeve, raporte për vlerësimin e ndikimit të rregulloreve, propozim ligje dhe lloje të tjera të dokumenteve (strategji, plane të veprimit, metodologji) të ministrive në faza përgatiture. Tekste të pastra të ligjeve, nisma të dorëzuara për dispozita të caktuara ligjore ose propozime të përgjithshme, komente, qëndrime dhe mendime të palëve të prekura në propozim ligjet konkrete dhe llojet e tjera të dokumenteve. https://fb.watch/pCu9KraWJE/?mibextid=Nif5oz

Marketing
Marketing