LSDM takim me VETËVENDOSJEN në Prishtinë

Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Sekretari Ndërkombëtar, Bojan Mariçiq dhe Kryetari i Forumit Rinor, Marko Mihajlovski.

Marketing

Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat e ndryshme socialdemokrate nëpër botë.Bashkë konstatuam nevojën për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit mes dy organizatave sikurse e kemi mes dy forumeve tona rinore. Takimin e përmbyllëm duke diskutuar ngjarjet e ardhshme në të cilat do të jemi së bashku dhe hapat e tjerë për thellimin e bashkëpunimit gjithnjë nën dritën e socialdemokracisë”, thuhet në njoftim.(INA)

Marketing