Pakistani ka lansuar një sulm hakmarrës ndaj Iranit

Pakistani ka lansuar një sulm hakmarrës ndaj Iranit dy ditë pas sulmit iranian që përkeqësoi raportet mes të dyja shteteve.

Marketing

Ata kanë thënë që sulmet e tyre i kanë goditur strehimoret terroriste në provincën kufitare të Sistan-o-Balochistanit, shkruan BBC-ja.

Mediat iraniane kanë raportuar që tri gra dhe katër fëmijë janë vrarë nga këto sulme.

Ky sulm erdhi pasi u nxit nga sulmi i mëhershëm nga Irani për të cilin Teherani kishte thënë që për cak kishte pasur grupet terroriste.

Të dyja shtetet që një kohë të gjatë hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës që po ushqejnë grupe militantësh të cilët kryejnë sulme në regjionet e tyre kufitare.