Gjykata e Apelit, tetë gjykatës dhanë betimet solemne

Tetë gjykatësit e përzgjedhur në Gjykatën e Apelit dhanë betimet solemne para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Gjykatësit, Osman Shabani, Gabriella Gajdova, Aleksandra Ristevska dhe Vesna Dimishkova, do të veprojnë në fushën e shkeljeve penale, ndërkaq katër të tjerët: Ilir Sulejmani, Aleksandar Shopov, Irena Kostadinova Angellova dhe Natalija Doneva, do të gjykojnë për shkeljet civile.

Marketing

Përzgjedhja e tyre u bë në nëntor të vitit të kaluar sipas rregullave të reja të bazuara në ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor. Megjithatë, përzgjedhja e gjykatësve u ndoq me vërejtje të shumta. Ekspertët juridik ishin më të zëshëm me kritikat për mospërfilljen e kandidatëve të caktuar duke i hequr nga lista përfundimtare e përzgjedhjes, pa arsyetimet konkrete.

Një nga gjykatëset e refuzuara ishte edhe Ola Ristova, gjykatëse në Gjykatën Penale të Shkupit, e cila kishte konkurruar si kandidate në departamentin e shkeljeve penale në Apel. Ajo ishte renditur e treta në listën e kandidatëve, por që nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor sipas parimit të Badenterit.

Ristova paralajmëroi ankimin për refuzimin që iu bë, midis tjerash sipas saj edhe me tendenca diskriminuese sipas përkatësisë etnike. Në konkursin për tetë pozicionet në Apel, kandiduan gjithsej 45 kandidatë.

Këshillit Gjyqësor iu desh më shumë se dy vite për përzgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën e Apelit, gjë që u notifikua edhe raportin e Komisionit Evropian.

Me gjithë turbulencat në Këshillin Gjyqësor, largimin e kryetares aktuale, Vesna Dameva dhe rikthimin e saj, përzgjedhja e tetëshes aktuale në Gjykatën e Apelit u rrumbullakua në periudhën përderisa me Këshillin Gjyqësor menaxhonte Sashko Georgiev.