Nga e hëna Shkupi pa transport publik?!

Nga dita e hënë qyteti i Shkupit mund të bllokohet tërësisht. Transportuesit publik paralajmërojnë do të hynë në grevë. Kërkojnë nga Këshilli i Qytetit të Shkupit miratimin e subvencionimit të NQP-së për vitin 2024.

Marketing

“Meqenëse njoftimi u është dërguar të gjitha palëve, gjatë ditës së sotme, gjatë ditës së nesërme edhe pse është festë e madhe fetare, këshilli i qytetit të Shkupit mund të mblidhet dhe të marrë vendim për subvencionimin e transportit publik të qytetit në vlerë prej 11 milionë euro për vitin 2024. Nëse kjo nuk ndodh, punonjësit e NQP-së e janë shumë të qartë, të hënën më 22 janar 2024 transport publik në qytetin e Shkupit nuk do të ketë”, deklaroi Miço Stojanovski, sindikata e pavarur.

“Pritem deri dje që të sillet një vendim nga këshilltarët por problemi më i madh vjen nga ata, edhe vitin 2022 të njëjtët këshilltarë bënin probleme me subvencionet dhe ja edhe këtë vit vazhdojnë me të njëjtën, ne i kemi votuar ata, ky popull këtu dhe ata luajnë me ne”, tha Afrim Muça, sindikata e pavarur.

Në lidhje me paralajmërimin e sindikatës, kryetarja Danela Arsovska tha se pret përgjegjësi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Sipas saj të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me funksionimin e rregullt, lidhur me buxhetin e Qytetit të Shkupit, i janë dorëzuar Këshillit.

“Ato vendime që kishin të bënin me funksionimin e rregullt të Buxhetit të Qytetit të Shkupit, me rregull ia dorëzova Këshillit dhe Presidentit, madje thirra seancë urgjente, të cilën ai me diskrecionin e tij vendosi, pikat që ishin më të rëndësishme për ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit, të hiqen nga rendi i ditës. Siç e shihni ne kemi kërkuar një seancë të re të jashtëzakonshme, ajo nuk është thirrur deri më sot. Shpresoj se së pari do të kenë përgjegjësi me pozitën që kanë, nëse duan të shkatërrojnë me vetëdije ndërmarrjet, përgjegjësia është e tyre, ne kemi bërë gjithçka që mundëm”, deklaroi Danela Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

Deri më tani nga Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk ka informacione nëse në tre ditët e ardhshme do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për subvencionimin e NQP-së. Nga ana tjetër të hënën fillon edhe gjysëmvjetori i dytë shkollor dhe nëse nuk sillet ndonjë vendim nga ana e Këshillit do të kthehet rrëmuja dhe paralizimi i tërësishëm i qytetit të Shkupit. /Alsat.mk