Rritet numri i të sëmurëve me grip

Gjatë javës së dytë të vitit, nga 08 deri më 14 janar, në vend janë paraqitur 1.182 raste të të sëmurëve me grip që paraqet rritje prej 15.3% krahasuar me javën paraprake, sipas të dhënave të ISHP-së.

Marketing

Në laboratorin virusologjik të ISHP-së, kanë mbërritur 49 materiale, pre janë detektuar 26 raste me Influenza, 22 А(H1) pdm09, një Influenza А(H3) dhe 3 Influenza А – i pasubtitizuar.

Janë regjistruar 5 pacientë me virus respirator sincicial (RSV) dhe një me SARS-CoV-2.

639 janë të moshës 15-64 vjeç, 205 fëmijë të moshës 5 – 14, 167 fëmijë të moshës deri 4 vjeç dhe 171 të moshës mbi 65 vjeç.

Numri më i madh I të sëmurëve, shënohet në Shkup – 186, Manastir – 168, Dibër – 153, Tetovë – 143, Gostivar – 123, kurse në qytetet tjera numri është nën 100.

Gjatë kësaj jave është regjistruar edhe një rast i vdekjes me grip. Bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Gostivari, i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Tek viktima, siç njofton KlanM, është konstatuar prania e sëmundjeve shoqëruese dhe nuk ka qenë I vaksinuar kundër gripit stinor.

Në sezonin 2023/2024 numri i përgjithshëm I rasteve me grip apo sëmundjeve të ngjashme, është 3.500, kurse në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri I rasteve të paraqitur është rritur për 13%, kurse lidhur me modelin nga 13 sezonet e fundit, regjistrohet rritje prej 35.8%.