Vazhdojnë takimet me kongresmenë në Uashington

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim edhe sot kanë vazhduar me takimet intensive në kongresin amerikan. Gjatë ditës së sodit janë realizuar takime me Kongresmenët Richi Torres dhe Robert B. Anderholt, të dy Bashkëkryetarë të Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Marketing

Fokusi i takimeve të fundit në SHBA me zyrtarë të lartë të Kongresit Amerikan vazhdon të jetë përkrahja e fuqishme që Shteti Amerikan duhet t’ia japë Maqedonisë së Veriut për arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, siç është anëtarësimi i plotë në strukturat Euro-Atlantike. Kjo nënkupton edhe çrrënjosjen e mbeturinave të fundit ruse në vend, si mposhtjen e tentativave për rikthimin e aktorëve të dinastisë pro-Kremlin nëpërmjet shpërdorimit të sistemit juridik dhe rrënimit të demokracisë.

Rajoni ynë, tani më shumë se kurrë, nën rrezik për eskalim të situatës. Propagandës dashakeqëse duhet ti pritet çdo kanal ndikimi, sidomos në këto momente të rëndësishme për zgjidhjen finale të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Në Maqedoninë e Veriut, vend anëtar i NATO-s, nuk duhet të ketë vend për politikanë të cilët shikojnë nga e kaluara, ndërsa mbështetje vetëm për ata që zotohen mirëfilli për ardhmërinë e vendit dhe integrimin sa më parë në familjen evropiane.