OKB: Palestinezët e arrestuar nga ushtria izraelite rrihen e turpërohen!

Përfaqësuesi i të drejtave të njeriut thotë se burra palestinezë janë ndaluar pa justifikim nga ushtria izraelite, duke u mbajtur në vendndodhje të paditura për 30 deri në 55 ditë.

Marketing

Zyrtari OKB bëri thirrje për ndalim të keqtrajtimit të të ndaluarve në Rripin e Gazës që abuzohen fizikisht e psikologjikisht.

Përfaqësuesi Ajith Sunghay shkruante sot konstatimet në raportin e tij pas vizitës në Gaza, ku u takua me disa nga të ndaluarit pas lirimit.

“Të liruarit raportojnë se janë ndaluar e mbajtur vetëm në të mbathura në këtë mot dimri, madje jo në të mbathurat e tyre por ato që u jepnin ushtarët. Nuk dihet përse ushtarët e bënin këtë, por ata ishin qartazi të shokuar kur unë i takova”.

Disa të burgosur të liruar nga Izraeli në Gaza arritën në spitalin e Abu Youssef Al Najjar në jug të Gaza, duke denoncuar keqtrajtimin e tyre nga ushtria.

“Ata ishin bërë objekt torture e rrahjesh. Më pas ishin transferuar në qendrën e ushtrisë izraelite”, tha Muhammad Abu Samra për rrjetin e Katarit, Al Jazeera.

“Ushtria na kërcënonte të qëllonte teksa ishim të zhveshur në të ftohtë. Ushtaret femra na sulmonin, godisnin dhe ofendonin me fjalët më të ndyra”, shtoi i liruari.