Shkupjani dyshohet se ka vrarë gjyshen e tij

Nga Prokuroria njoftojnë se një shkupjan 28 vjeç dyshohet për vrasjen e gjyshes së tij.

Marketing

Me kërkesë të Prokurorisë, të njëjtit i janë caktuar 30 ditë paraburgim, pasi sipas hetuesisë, ekziston mundësia që ai të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët dhe ekspertiza, apo ta përsëris veprën.

“Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në lagjen Lisiçe e Re, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Marketing