A po rrezikohet votimi i Qeverisë Teknike?

VMRO – DPMNE vazhdon të insistoj se nuk do të votoj Qeveri teknike të udhëhequr nga Talat Xhaferi, por edhe BDI ka vendosur që të mos votoj për ministrat që do propozoj opozita maqedonase. Nga Partia e Mickoskit thonë se nuk heqin dorë dhe do të propozojn ministara, ndërsa LSDM-së I mbetet të vendos nëse do të respektoj apo shkel ligjin për qeverin tekinke. Por për VMRO-DPMNE- paralajmrimi për mosvotim të ministrave të saj flet se ka përpjekje për rrezikim të procesit zgjedhor.

Marketing

“Kjo politikë është e dëmshme, respektoni ligjet apo do t’i shkelë ato, duke zbuluar kështu qëllimet për të rrezikuar procesin zgjedhedhor. VMRO-DPMNE do të propozojë ministra dhe zv/ministra në përputhje me ligjin për qeveri teknike, por nuk do e votoj për kryeministrin teknik Xhaferin nga BDI. Ligji nuk njeh propozime për ministra me “vend të lirë”, Qeveria nuk votohet individualisht, por në tërësi.”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.

LSDM: As ne nuk do ti votojmë ministrat e VMRO-së

Nga LSDM thotë se nëse VMRO-DPMNE nuk voton për qeverinë teknike dhe nuk i përkrah propozimet e tyre, atëherë nuk ka arsye se pse deputetët e LSDM-së t’i votojnë.

“Nëse propozimet e DPMNE-së nuk e meritojnë mbështetjen e deputetëve të DPMNE-së, nuk ka pse të kërkohet nga deputetët e tjerë. Në një rast të tillë, pozitat e DPMNE-së në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh, kurse mandatari të propozojë një Qeveri në të cilën ato pozita do të mbeten të paplotësuara.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Me reagim nga Partia Liberal Demokratike, nga ku thonë – deklaratat e VMRO DPMNE-së janë joserioze dhe vënë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor. Sipas tyre, është e papërgjegjshme që VMRO-DPMNE të përmbahet nga votimi për qeverinë teknike dhe të thotë se nuk do të ketë legjitimitet.