Thirrje për shoferët, 5 gabime e zakonshme që duhen shmangur në rrugë me dëborë

Në këto ditë të ftohta me borë dhe me ngrica që dimri ka mbërthyer vendin, është mirë të jeni të përgatitur përpara se të niseni për një udhëtim.

Marketing

1.Mendoni se brenda në makinë jeni të sigurt. Pavarësisht se automjetet me katër rrota zakonisht janë më të sigurta në rrugët me dëborë dhe të akull, teknologjia mund të shkaktojë dëme duke i dhënë shoferëve një ndjenjë të rreme sigurie. Gjatë kushteve ekstreme të motit automjetet e shpërndajnë peshën në mënyrë specifike tek secila nga rrotat në mënyrë që të bëjë të mundur lëvizjen. Kjo nuk do të thotë të mos bëni kujdes apo të ngisni shpejt sepse makina nuk do të japë tërheqjen që duhet për të frenuar. Ajo ju ndihmon të kaloni kushtet e vështira por mos përfitoni.

2.Nuk jeni të përgatitur. Dita më e rrezikshme për të qenë në rrugë është dita pas rënies së borës së parë. Shoferët nuk kanë përgatitur makinat e tyre për motin dimëror dhe ndoshta kanë harruar kujdesin që duhet pasur nga viti i kaluar. Gomat për të katërta stinët mund të përballojnë shumicën e kushteve të motit, por nëse jetoni në një zonë që ka shumë borë, duhet të konsideroni blerjen e gomave të dëborës. Kontrolloni nivelet e antifrizit dhe fuqinë e baterisë dhe sigurohuni që pastrimi i ajrit të jetë në rregull dhe të pastroni dritaren e pasme.

3.Ngisni shumë afër automjeteve të tjera. Shumë njerëz papërvojë në rrugët me borë, kanë zakonin e keq të qëndruar shumë afër automjeteve të tjera. Kjo është diçka shumë e gabuar sepse gjatë dimrit mundësia për të papritura është më e madhe dhe nëse ngushtohet distanca nga automjeti në automjet nuk ka kohë të mjaftueshme për të reaguar gjatë incidenteve të tilla. Këshillohet që të dyfishoni distancën normale midis makinave, duke i dhënë vetes një distancë minimale të frenimit prej gjashtë sekondash. Gjithashtu shikoni përpara për ndriçimet, ndaloni kur ka shenja dhe kthesa në rrugë në mënyrë që t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të frenuar ose për të marrë kthesa.

4.Shkelni frenat kur makina rreshket. Në momentin që ndjeni se gomat rrëshqasin, instinkti të drejton drejt frenave por JO. Mos i shkelni frenat. Ajo që do të fitoni do të jetë humbja e kontrollit të makinës. Më mirë lëreni makinën të lirë të ngadalësojë vetë dhe thjesht mbani drejtimin.

5.Ngisni shumë shpejt. Të ngisni makinën shpejt në motin e keq dhe sidomos në dëborë është gabimi më i madh që mund të bëni. Gabimi më i zakonshëm që bëjnë shoferët është se mendojnë se sapo janë në autostradë janë të sigurt dhe kështu rrisin shpejtësinë. Gabim. Kur makina fillon të rrëshqasë dhe drejtohet për tu përplasur çdo sekondë ka rëndësi. Ngasja e makinës me shpejtësi zvogëlon sasinë e kohës që do të duhet për të reaguar dhe rrit mundësinë për aksidente.