LSDM: Punojmë për programin fitues – ne do ta formojmë Qeverinë!

Pa marrë parasysh përplasjet me VMRO-DPMNE-në , nga tabori socialdemokrat, shprehen të bindur se ata do ta formojnë Qeverinë në vitin 2024. Në një intervistë për Kanalin 77, Zv/Kryetarja Sanja Lukarevska, tha se po punohet për programin fitues të LSDM-së për mandatin e ri.

Marketing

“Bashkë me kryetarët e komisioneve partiake punojmë programin fitues për zgjedhjet parlamentare. Kjo do të jetë oferta jonë për mandatin e ri, për shkak se ne do ta formojmë qeverinë në vitin 2024. Kemi bërë shumë, por shumë pak merita kemi marrë”, tha Sanja Lukarevska.

Lukarevska është prononcuar edhe për frontin evropian. Sipas saj, ky fron paraqet unitet, process integrues që sjell të ardhmen evropiane.

“Po zhvillohen diskutimet për lista të përbashkëta me partitë e bllokut shqiptar respektivisht me partnerin e koalicionit BDI-në. Mirëpo e njëjta do të diskutohet edhe në periudhën e ardhshme”, tha Sanja Lukarevska.

Konform marrëveshjes nga takimi i liderëve më 4 dhjetor të vitit të kaluar, rrethi I parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, kurse më 8 maj duhet të ketë zgjedhje të dyfishta – rrethi I dytë I presidencialeve dhe zgjedhjet parlamentare.