Kokainë brenda bananeve, kapet ngarkesa e grupit ballkanik

Një tjetër sasi e madhe kokaine me destinacion tregun europian është sekuestruar së fundmi nga autoritetet kolumbiane teksa bëhej gati të imbarkohej në anije.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një sasi prej 2.6 tonë lëndë narkotike kokainë, që mendohet se ishte porositur nga një kartel në Ballkan, por pa e specifikuar atë.

Raportohet se autoritetet e sekuestruan lëndën narkotike në dy operacione të zhvilluara në portin “Santa Marta”, teksa ishte fshehur në një ngarkesë me banane.

Ngarkesa e parë kishte destinacion Holandën, ndërsa e dyta Belgjikën dhe më pas do të shpërndahej në të gjithë kontinentin e vjetër.

Deri në këtë moment nuk raportohet për të arrestuar, teksa hetimet vijojnë.