Ziberi: Qeveria duhet t’i furnizojë qytetarët me dokumente të reja

Avokati i Popullit Naser Ziberi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se në zyrën e tij pranohen ankesa nga qytetarët për pamundësinë e caktimit të terminit për marrjen e dokumenteve personale dhe për problemin e kompensimit për shpenzimet e rinovimit të dokumenteve që janë të vlefshme sipas vendimeve ligjore dhe për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë më 12 shkurt ato do të bëhen të pavlefshme.

Marketing

“Personalisht, mendoj se pas miratimit të amendamenteve, Qeveria duhet të përgatisë planin operativ për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në njërën nga seancat e radhës me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo nënkupton një afat kohor në të cilin fillimisht do të trajtohen ndryshimet në ligjet për dokumentet e udhëtimit, për sigurinë në komunikacion, ligjin për kartat e identitetit dhe pas ndryshimeve në këto ligje, MPB duhet menjëherë t’i qaset ndryshimeve të akteve nënligjore dhe rregulloreve dhe formularëve dhe pas 6 muajsh, Qeveria të jetë e gatshme t’i furnizojë qytetarët me dokumente të reja personale në përputhje me ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziberi.

Ziberi tha se përgjegjësia për këto lëshime, pra për shtyrjen e amendamenteve kushtetuese gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale, i takon ekskluzivisht Qeverisë, dhe pse shpenzimet nuk janë shpenzim i buxhetit por bien në kurrizin e qytetarëve, ai thotë se MPB-ja i është referuar një vendimi të Qeverisë, me të cilin Ministria është e ngarkuar për ndryshimin e akteve nënligjore për nxjerrjen e dokumenteve personale dhe nuk ka paraparë mjete për kompensimin e qytetarëve.

“Kemi kërkuar që Qeveria, pra shteti t’i bartë ato shpenzime, për të gjithë qytetarët që pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kushtetutës dhe hyrjes në fuqi të ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve, janë ballafaquar me dokumente të reja me emrin e vjetër të shtetit dhe për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë ata do të jenë të pavlefshme, sepse besojmë se shtetit pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese nuk i është lejuar të lëshojë dokumente personale me formularë të vjetër, dmth me emrin Republika e Maqedonisë”, deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziberi.

Gjithashtu Ziberi njoftoi se pas vitit të kanë pranuar ankesa nga qytetarët se procedura pas fotografimit për dokumente të reja po zhvillohet ngadalë, gjegjësisht qytetarët nuk mund t’i marrin dokumentet e reja të udhëtimit me kohë në afatin e paraparë me ligj brenda tetë ditëve, ndaj ai do t’i drejtohet MPB-së se pse ka vonuar lëshimin e dokumenteve tashmë të përgatitura dhe në biseda jozyrtare thotë se ka marrë informacion se shteti po përballet me mungesë formularësh.