Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së tri herë kanë refuzuar të votojnë për pagat e punëtorëve të ndërmarrjes publike transportuese të qytetit. Kêshtu ka shkruar kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovksa në profilin e saj në Facebook.
“Për të mbajtur një konferencë shtypi, për të fituar një pikë të vogël politike, janë gati të lënë pa bukë mbi 1000 familje, në temperatura minus dhe të paralizojnë transportin në qytet” ka shkruar Arsovksa.
Ajo gjithashtu ka shkruar:
Gjykoni vetë se çfarë lloj njerëzish janë këta