Rama: Të vendosim qytetarët në rend të parë, të lëmë anash politikën dhe historinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Samiti I BE-së, që po mbahet në Shkup, tha se do të bisedohet për Planin e ri për rritje si dhe integrimin në tregun e përbashkët, raporton SHENJA.

Marketing

Kjo gjë deri tani, tha Rama, ka qenë e mundur vetëm për shtet të cilët kanë qenë pjesë e BE-së.

“Ky është një ndryshim i madh dhe i rëndësishëm dhe mundësisë e madhe që nuk duhet ta humbim. Është e rëndësishme që ne të kemi sukses dhe të punojmë të gjithë së bashku, gjashtë shtetet Ballkanike, është e rëndësishme që të vendosim qytetarët tonë të parët dhe të lëmë politikën dhe historinë, për shkak se çfarëdo që bëjmë dhe nëse do ta bëjmë në kohë t’i realizojmë gjërat do të definojmë rrugën se si do të duken shtetet tona në fund të kësaj dekade”, tha Rama nga Shkupi