Kurti: Vetëvendosja zyrtarisht nuk merr pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka demantuar opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku tha mes tjerash se Vetëvendosja nuk merr pjesë në zgjedhjet e Majit, njofton Klan Maqedoni.

Marketing

”Kjo i përket qytetarëve këtu, partive politike nëse do të ketë kandidat. VV-ja nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ne aktivistë kemi edhe zyrtarë të partisë tonë që vijnë nga Maqedonia, mirëpo këtu nuk kemi parti të regjistruara, andaj edhe ne si VV nuk është se marrim pjesë këtu. Dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje sepse kjo i kontribuon demokracisë”, deklaroi kryeministri i Kosovës.