Autobusët kthehen në funksion, Arsovska: Turpi i VMRO-së nuk mund të lahet!

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danela Arsovska falenderon këshilltarët që sot treguan përgjegjësi, ndërgjegje dhe guxim në marrjen e vendimeve.

Marketing

“Fatkeqësisht, nuk ishin këshilltarët e VMRO-DPMNE-së që, pas diktatit të Mickoskit, lanë mbi 1000 familje pa rroga, dhe mijëra qytetarë të Shkupit pa transport publik – ky turp nuk mund të lahet. Përkundër faktit që këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kaluan mirë me ta, më duhet të shpreh mirënjohjen time për Sindikatat në JSP që sot në mëngjes nuk i lanë pa transport studentët dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë për transport.
Duhet të ketë drejtësi! -thotë Arsovska. https://fb.watch/pKn9t73jgN/?mibextid=Nif5oz