Ministri Aliu për mundësinë për dorëheqje: Nuk ua jap atë kënaqësi

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu tha se është i gatshëm të japë dorëheqje, nëse sigurohet që ligjet për të cilat kërkon që të procedohen në Kuvend, do të kalojnë, shkruan TV21. Aliu thotë se ligjet janë të nevojshme për shtetin dhe në përputhje me të gjitha direktivat e BE-së.

Marketing

“Nëse ligjet lidhen me emrin Azir Aliu. Unë…për këto ligje punuam shumë dhe i kemi shumë të rëndësishme për shtetin dhe jo për Azir Aliun. Nuk janë ligje të lidhura as me individ as…nuk i bëj për shtëpinë time këtë punë, pra po jam i gatshëm sot të jap dorëheqje, nëse dikush më thotë që ligjet do të kalojnë nëse ti nuk do të jesh ministër, përndryshe nuk do t’ia jap atë kënaqësi asnjë partie politike, të jap dorëheqje, për shkak se ato duan apo nuk duan të jem këtu”, tha mes tjerash Aliu.

I pari i MSHIA-së tha se përveç obligimit para qytetarëve, në rast të dorëheqjes, ai e ka për obligim të konsultohet edhe me partinë, respektivisht Aleancën për Shqiptarët.

“Pra, nëse do të japë dorëheqje, do ta prezantoj para partisë, në qoftë se dorëheqja pranohet, do ta deponoj në Qeveri”, deklaroi Aliu.