MPB njofton: 179 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 179 shkelje të rregullave te trafikut, ndër to: 20 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për kalim në semafor të kuq, 15 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut, me qëllim që të rritet siguria në komunikacion.

Marketing