Merr fund ëndrra e Novak Gjokoviq

Çdo gjë ka marrë fund për Novak Gjokoviqin.

Marketing

Tenisti i njohur, përjetoi humbjen e parë në Australian Open në gjashtë vjet, pasi u mund nga Jannik Sinner të premten, raportojnë mediat e huaja.

Tenisti italian tani do të garojë në finale, pasi dominoi tenistin serb duke i dhënë fund ëndrrës së Gjokoviqit për titullin e 11-të.

Gjokoviq njihet si ultranacionalist serb dhe shpesh ka dhënë mesazhe provokuese për Kosovën.

Sinneri tani ka shansin që ta fitojë titullin e tij të parë Grand Slam.

“Ka një mbret të ri në Melburn!”, u tha për të.

Sinner po lulëzon nën drejtimin e super-trajnerit australian Darren Cahill, i cili udhëhoqi Lleyton Hewitt, Andre Agassi dhe Simona Halep në krye të renditjes.