Që të shmanget kaosi, letërnjoftimet dhe lejet do të dërgohen në adresat e shtëpive

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar qytetarët se është nisur zbatimi i pilot projektit për dërgimin e letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve në adresat e tyre të shtëpisë përmes komisariateve të policisë. Ky projekt synon të lehtësojë dhe të përshpejtë procesin e ndërrimit të dokumenteve personale, duke filluar ekskluzivisht në territorin e Shkupit.

Marketing

Në një njoftim të veçantë, MPB gjithashtu ka bërë të ditur se të shtunën, më datë 27 janar 2024, sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet në Beko dhe RTVM, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Këto masa synojnë të sigurojnë që qytetarët të kenë mundësinë për të marrë dokumentacionin e tyre me lehtësi dhe në një kohë sa më të shkurtër. MPB inkurajon qytetarët të përfitojnë nga ky shërbim për të lehtësuar çështjet e tyre administrative.