Tri herë sa madhësia e një fushe futbolli, 20 kuverta dhe 250,000 tonë që transportojnë mbi 7,000 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh.
Një anije me parkun e saj ujor dhe madje edhe një ujëvarë të brendshme prej 17 metrash. “Icon of the Seas” që nis këtë të shtunë në udhëtimin e saj të parë nga Majami është një “bishë” me nevoja po aq shtazore energjie.
Është e para nga shumë të ngjashme apo edhe më të mëdha që mund të ndërtohen në vitet e ardhshme, vëren The Guardian.
Por lajmi i nisjes së kësaj anijeje në det është ndjekur me debate nga mbrojtësit e mjedisit. Pyetja që shtrohet është: a është kjo anije aq miqësore me mjedisin saç pretendojnë krijuesit e saj?
Kompania ka theksuar faktin se Icon funksionon me gaz natyror të lëngshëm. Ata zotohet se LNG “është vetëm një pjesë e strategjisë sonë alternative të karburantit, së bashku me biokarburantet, metanolin dhe burimet e tjera të energjisë”.
Po ashtu, kompania sqaron se anija është ndërtuar për të akomoduar qelizat e karburantit , të cilat prodhojnë energji elektrike pa djegie, për t’u përdorur për të fuqizuar ashensorët, megjithëse bateritë nuk janë instaluar ende për shkak të një problemi me furnitorët.
Gjithashtu, kur të ndodhet në port, Icon do të funksionojë me energji elektrike të furnizuar nga bregu, një alternativë më e pastër për funksionimin e gjeneratorëve shumë ndotës.
Megjithatë, të gjitha këto nuk i bindin grupet mjedisore që argumentojnë se Royal Caribbean, kompania që zotëron anijen, e keqinterpreton LNG-në si lëndë djegëse “green”, sepse në fakt, motori lëshon 70% -80% më shumë gazra serë për udhëtim sesa nëse do të përdorte një naftë të rregullt të linjës.
Pra, ata fajësojnë kompaninë se po deklaron në mënyrë të rreme se anija e tyre është miqësore me mjedisin, kur realiteti në thelb është tjetër.