Rama: Ajo që ka bërë Ali Ahmeti për të drejtat e shqiptarëve në RMV, leksion historik për të gjithë ne

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vlerësuar figurën e Ali Ahmetit, si personin i cili ka bërë më shumë se kushdo për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë

Marketing

Sipas tij kushdo mund të ketë kritika kur është në opozitë për atë që është në pushtet, por kontributi i Aliahmetit është i pamohueshëm.

Postimi i Ramës:

Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto😍