VMRO-ja nuk do të votojë për Qeverinë teknike

VMRO-DPMNE-ja do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit por nuk do të voton për Qeverinë teknike. Lideri i kësaj partie sot përsëriti qëndrimin se subjekti i tij është i prerë për këtë vendim. Hritijan Mickoski tha se nuk pret komplikime gjatë Qeverisë teknike, por që asgjë nuk përjashtohet derisa sipas tij, me të do të udhëheq një njeri që ka bërë shumë shkelje kushtetuese deri më tani, duke pretenduar në Talat Xhaferin.

Marketing

“Ai është njeriu i cili nga fillimi i tij e deri tani në fund si kryetar i Kuvendit ka bërë shumë veprime kundër kushtetuese dhe kundër ligjore, pavarësisht se të gjitha iniciativat e ngritura u rrëzuan nëpër gjykatat dhe prokuroritë e kurdisura. Por një ditë kur ato institucione do të lirohen nga prangat politike, do të jemi dëshmitarë të asaj që është bërë gjatë kësaj periudhe mbi gjashtë vjeçare duke filluar nga zgjedhja e tij në vitin 2017 e deri më sot. Pres vazhdimin e politikave të këqija nën udhëheqjen e Qeverisë nga Xhaferi. Edhe pse kemi thënë se më keq se kjo që ka ndodhur deri tani, nuk ka, por tani e tutje pres edhe më keq”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.