Ismajli ndër më të vlerësuarit, Empoli ndal Juven, “asist” Interit

Empoli ndal Juventusin në “Allianz Stadium” dhe i jep një asist Interit në garën për titullin kampion. Skuadra toskane, e ndihmuar nga ndëshkimi i sulmuesit bardhezi Milik me karton të kuq që në fillim të pjesës së parë, arriti të merrte një pikë në këtë transfertë të vështirë (1-1).

Marketing

Në fillim shënuan vendësit me Vlahovicin, por toskanët u kundërpërgjigjën Baldanzin 20 minuta më vonë, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Ardian Ismajli luajti titullar në këtë ndeshje, duke qenë ndër më të vlerësuarit në skuadrën e tij (nota 7.4), ndërsa portier Berisha dhe sulmuesi Shpendi qëndruan gjatë gjithë kohës në stol.

Juventus-Empoli 1-1

Juventusi në epërsi ndaj Empolit, pavarësisht sluajti në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të polakut Milik me karton të kuq që në minutën e 18-të.

Pas pasi nisi pjesa e dytë, më konkretisht në minutën e 59-të, Vlahovic shfrytëzoi një top të mbetur në zonën e portierit në zhvillimet një këndoreje duke zhbllokuar rezultatin, 1-0.

Barazohet sfida në “Allianz Stadium”. Baldanzi godet bukur dhe me shumë saktësi nga jashtë zonës, me topin që tundi rrjetën në cepin e portës, në krahun e majtë të portierit, 1-1.