Xhaferi: Dita e parë si kryeministër, me qëllime të qarta për RMV-në

Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në qeveri nga tani më ish kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pranuar  funksionin e kryeministrit.

Marketing

Xhaferi më pas ka shpërndarë disa fotografi në facebook ku ka shkruar se sikurse çdo sfidë edhe këtë sfidë e ka pranuar më qellim të qartë.

“Dita e parë Kryeministër Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, ka shkruar Xhaferi, përcjell SHENJA.