Dita e parë si kryeministër, Xhaferi: “Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim”

Maqedonia e Veriut tashmë ka një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi.

Marketing

Por si është dita e parë për të pasi ai morri një funksion kaq të lartë dhe domethënës shkruan Tetovasot.

Talat Xhaferi thotë se dita e parë Kryeministër ka të veçantat e veta por edhe qëllimet kryesore. “Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim” shprehet ai . Xhaferi tjotë se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane shprehet ai.

Ndryshe Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.