Qyteti i Shkupit: Po i japim fund ekocidit në Vizbeg

Ne po i japim fund pandëshkueshmërisë, po i japim fund ekocidit të kryer nga individë në kurrizin e shëndetit të shumicës, për të fituar edhe ca qindarkë duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe duke shkatërruar mjedisi.

Marketing

Dëshiroj të informoj mbarë opinionin maqedonas se i kemi dhënë fund edhe një deponi të egër në territorin e qytetit të Shkupit, një deponi që po helmon qytetarët e Shkupit me dekada.

Deponia gjendet në lagjen Vizbeg dhe inspektorët tanë kanë konstatuar kamionë dhe makineri të rënda duke hedhur mbeturina toksike dhe mbeturina ndërtimore në vend, pas çka është thirrur policia për të reaguar.

Ajo që u lejua prej vitesh dhe mbeti e pandëshkuar sot po sanksionohet, pronarët do të përgjigjen penalisht me pasurinë dhe lirinë e tyre.

Në fund po ju drejtohem të gjithë atyre që me këtë lloj ekocidi po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, koha juaj ka mbaruar, koha e pandëshkueshmërisë ka kaluar, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.

https://www.facebook.com/ArsovskaDanela/videos/354088840838213