Neymar mbipeshë? Futbollisti nuk njihet më! Shikoni si duket ylli brazilian

Neymar ndodhet në periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e vlefshme për kupën e Amerikës.

Marketing

Ylli i futbollit u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe pak më vonë ata konfirmuan ndarjen.

Neymar Jr i ka befasuar të gjithë fansat e tij kur në internet qarkulluan disa fotografi të tij në festën e ditëlindjes së legjendës braziliane Romario. Ato pamje kanë tronditur të gjithë komunitetin sportiv, pasi siç shihej Neymar tashmë kishte shtuar shumë peshë. Ai u pa i veshur me një xhaketë dhe maicë dhe disa fansa besojnë se ylli brazilian tani vërehet qartë se është në mbipeshë. Neymar gjithashtu postoi disa fotografi me Romarion nga festa e tij dhe fansat e tij filluan duke thënë se 58-vjeçari po dukej në një formë më të mirë fizike se sa Neymar.

Sidoqoftë ka spekulime të cilat e thonë të kundërtën, pasi një pjesë e fansave kanë pretenduar se Neymar ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa ditë para festës, ku aty dukej në formë mjaft të mirë. Neymar ka pësuar një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në këmbën e tij të majtë dhe ka qenë jashtë fushave që nga 17 tetori i vitit të kaluar. Ylli brazilian i cili momentalisht luan në Arabi tek Al-Hilali, ka humbur rreth 424 ditë që nga viti 2020 shkaku i lëndimeve. Rikujtojmë se pak kohë më mungesa e Neymarit në listën e lojtarëve të Al-Hilal ka bërë që të ‘shpërthejnë’ raportimet se kontrata e tij me klubin saudit është shkëputur.