Hetohen pesë persona për keqpërdorimet në Onkologji

Shefi i Prokurorisë Themelore Publike, Gavrill Bubevski dhe prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, sot njoftuan se 5 persona janë të dyshuar për rastin e keqpërdorimeve në Onkologji, përcjell TV21. Bëhet fjalë për ish-drejtorin mjekësor dhe ish-drejtorin organizativ të Klinikës së Onkologjisë, si dhe për tre mjekë – onkologë.

Marketing

Zyrtarisht nuk përmenden emra, por sipas periudhës kur ka qenë drejtor mjekësor dhe kur janë kryer veprat, i dyshuari kryesor është ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, ai akuzohet për shtatë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe një vepër penale të mashtrimit gjatë detyrës.
Edhe drejtori organizativ dyshohet për mashtrim gjatë detyrës.

Edhe tre mjekët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së të njëjtës vepër.

Prokuroria kërkon nga Gjykata Penale caktimin e masave të kujdesit ndaj ish-drejtorit mjekësor dhe atij organizativ, me kërkesë që t’u merret pasaporta dhe t’u ndalohet të largohen nga vendbanimi, si drejtori mjekësor të largohet nga vendi i punës.

Prokuroria nuk ka kërkuar asnjë masë për të siguruar praninë e tre mjekëve onkologë, pasi ata dyshohet vetëm për ndihmë.

Sipas Prokurorisë, veprat për të cilat dyshohen dy ish-drejtorët janë kryer në periudhën 2017-2022.

Prokurorja Gogovska-Jakimovska tha se drejtorët e dyshuar kanë blerë ilaçe me listë, pa pëlqimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe pa procedurë të prokurimit publik. Në atë mënyrë u krijua një tepricë e ilaçeve, për të cilat nuk mbaheshin evidenca.

Të njëjtit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin në vlerë të 30 milionë eurove.