Al Nassr dhe Inter Miami kanë organizuar një ndeshje miqësore që do të luhet nesër (e enjte) në Kingdom Arena në Riad.
Ndeshja u karakterizua si “vallja e fundit”, pasi Messi dhe Ronaldo duhej të takoheshin ballë për ballë.
Por, kjo nuk do të ndodhë. Shkak është lëndimi i Ronaldos, ndërsa informacioni sapo është konfirmuar zyrtarisht nga trajneri i Al Nassr, Luis Castro
Ronaldo ka luajtur për herë të fundit në fund të vitit 2023 dhe më pas ka humbur ndeshjet miqësore në Kinë. Kjo për shkak se ai nuk u shërua për shfaqjet.
Ylli portugez ende nuk ka nisur stërvitjet me ekipin, por punon individualisht në fushë dhe në palestër.
https://twitter.com/goal/status/1752699364039180388?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1752699364039180388%7Ctwgr%5E15cb6bdc7403a4387c20b1960cb220b3c0389739%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Frivaliteti-me-i-madh-i-futbollit-messi-vs-ronaldo-nuk-do-te-perseritet-neser-kjo-eshte-arsyeja%2F