Tre shqiptarë kapen dy herë brenda një ore duke hyrë ilegalisht në Gjermani

Tre shqiptarët, shoferi 45-vjeçar dhe dy pasagjerët, të moshës 28 dhe 38 vjeç, kanë paraqitur leje qëndrimi italiane të skaduara. 38-vjeçari nuk kishte as pasaportë.

Marketing

Të hënën në mëngjes, Policia Federale e Gjermanisë është ndeshur dy herë në një grup emigrantësh në një makinë, në autostradën në A7. Tre shqiptarë tentuan të udhëtonin ilegalisht drejt Gjermanisë në tunelin kufitar Füssen, trasnmeton albinfo.ch. Menjëherë pasi ju refuzua hyrja, ata provuan fatin në një tjetër pikë kufitare.

Së pari, policët në Kempten ndaluan një furgon të regjistruar në Itali, në të cilin ndodheshin katër burra, në pikën e kontrollit në tunelin kufitar Füssen. Gjatë inspektimit, udhëtarët u thanë policëve se ishin nisur për në Shtutgart për të punuar disa ditë në ngritjen e konstrukteve të panaireve, atje.

Dokumente të skaduara dhe pa pasaportë

Tre shqiptarët, shoferi 45-vjeçar dhe dy pasagjerët, të moshës 28 dhe 38 vjeç, kanë paraqitur leje qëndrimi italiane, të cilat, sipas një raporti të policisë federale kishin kohë që kishin skaduar. 38-vjeçari nuk kishte as pasaportë me vete, shkruan all-in.de. Nga ana tjetër, zyrtarët nuk kishin asnjë kundërshtim për dokumentet e 55-vjeçarit tunizian që udhëtonte me të.

Policia ka denoncuar tre shqiptarët se kanë tentuar të hyjnë në vend pa leje. Shoferi ka marrë edhe një denoncim për tentativë për të kontrabanduar të huaj dhe është dashur të paguajë një depozitë sigurie prej 500 eurosh, transmeton albinfo.ch. Më pas, policia federale e ka kthyer makinën përsëri në Austri në mbrëmje.

Por, vetëm një orë më vonë, policia federale u ndesh sërish me grupin në fjalë, këtë herë në vendkalimin kufitar fqinj Füssen-Ziegelwies. Policia federale i raportoi sërish tre shtetasit shqiptarë. Më pas shoferi ua dorëzoi furgonin pasagjerëve. Ata duhej të ktheheshin atë natë pa 45-vjeçarin.

Sipas policisë federale, kontrabandisti i dyshuar duhej të sillej para gjykatësit të martën pas konsultimit me prokurorin publik në gatishmëri. Të martën në mëngjes, megjithatë, policia federale mori udhëzime të tjera, përcjell albinfo.ch. Kështu tani edhe shoferi gjithashtu duhet të kthehet prapa. Atij i është dashur të marrë trenin.