Nxehtësi historike/ Spanja përballet me thatësirë ekstreme

Sapo kemi hyrë në muajin e dytë të vitit dhe rekordet e temperaturës në Evropë tashmë po thyhen.

Marketing

Spanja përjetoi një ditë me nxehtësi historike të janarit të enjten me disa zona që shënuan temperatura më shumë se 28 gradë Celsius.

Gjatë gjithë janarit, rekordet e temperaturës janë thyer në më shumë se 90 vende, sipas institutit spanjoll meteorologjik AEMET.

Vetëm më 25 janar, më shumë se 400 stacione vëzhgimi, rreth gjysma e atyre në rrjetin kombëtar, arritën ose tejkaluan 20C me mesataren maksimale në të gjithë vendin rreth 18 deri në 19C.

Moti i ngrohtë pritet të vazhdojë edhe në fundjavë me një zonë me presion të lartë atmosferik që bart një masë ajri të nxehtë nga jugu dhe bllokon stuhitë që vijnë nga Oqeani Atlantik. Ndërsa disa rajone, përfshirë Andaluzinë dhe Katalonjën, përballen me thatësirën historike, vapa e pazakontë dhe mungesa e shiut po shtojnë shqetësimet për pakësimin e furnizimit me ujë. Nivelet e rezervuarëve janë jashtëzakonisht të ulëta dhe së shpejti mund të vijnë kufizime edhe më të rrepta për përdorimin e ujit.

Portugalia dhe Franca po përjetojnë gjithashtu temperatura të pazakonta.

Përtej kufirit në Portugali, distrikti qendror i Leiria arriti në 23C me agjencinë e motit IPMA që pret 24C atje të premten. Ai tha se temperaturat të enjten ishin 8 deri në 9 gradë Celsius mbi nivelet normale në veri të vendit.

Në Francë, Météo-France parashikon që temperaturat në jug të vendit të mbeten mbi mesataren sezonale deri në fund të muajit.