Kovaçevski takon Taravarin

Realizimi i programit të Qeverisë, dinamika e punës në periudhën e ardhshme si dhe politikat drejt realizimit të qëllimit strategjik të vendit për anëtarësim në BE dhe partneritet me SHBA-të, kanë qenë në fokus të takimit të liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe atij të ASH-së, Arben Taravari.

Marketing

“Qëllimet tona të përbashkëta ku punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë të koalicionit janë vazhdimi i rrugës evropiane deri në anëtarësimin fuqiplotë në BE dhe përforcimi I partneritet strategjik me SHBA-të. Ky është obligimi ynë ndaj të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes së vendit, për shkak se RMV-ja nuk ka alternativë tjetër, përpos rrugës evropiane” – ka shkruar në Facebook, lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski./tvklan.mk