Lëvizja BESA: Talat Xhaferi mbrojtës i krimit të konstatuar edhe nga SHBA

Talat Xhaferi ka tërhequr ligjin me të cilin duhet të dënohen të gjithë ata funksionarë dhe biznesmenë të pushtetit LSDM – BDI, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur në Listën e Zezë për shkak të përfshirjes së tyre në krime financiare, kryesisht duke keqpërdorur pozitat dhe duke përfituar në kurriz të qytetarëve.

Marketing

Shpejt i ranë maskat BDI-së. Po del në shesh se kryeministrin teknik, Talat Xhaferi e paskan vendosur që teknikisht ti shpëtojë kriminelët e konfirmuar edhe nga SHBA.

Po ashtu dëshmohet edhe një fakt, se Talat Xhaferi është gjithmon aty ku duhet të mbrohet BDI-ja dhe krimi i saj. Kur duhej në Kuvend të bllokojë ligjet në interes të BDI-së dhe në dëm të shqiptarëve ishte aty, tani duhet në Qeveri, se aty do mbroj krimet.