Taravari: Jo një plumb, por çfarëdo që të nxjerrin para meje, unë nuk ndalem

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur sot në mbrëmje një tubim nga qyteti i tij, Gostivarit, ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe kërcënime me jetë ndaj tij, nga tha se nuk e tremb asgjë në rrugën pa kthim që kanë ndërmarrë. Në fund të tubimit ai apeloi që përkrahësit e tij të ruajnë qetësinë dhe maturinë sepse dikur kanë qenë bashkë dhe mbase edhe në të ardhmen do të jenë bashkë, duke tejkaluar edhe këto mosdakordësi.

Marketing

Sot kishte tendenca për të më frikësuar para shtëpisë, prandaj edhe ju jeni këtu për të më përkrahur, ta dini se nuk ka forcë që më ndal, jo një plumb, por çfarëdo që të nxjerrin para meje, unë nuk ndalem. Nuk na ndalin. Ju lutem për qetësi, urtësi, dhe ata që e mendojnë ndryshe nga ne, trajtojin si shokë se kemi qenë dhe besoj se do të jemi bashkë, do ti tejkalojmë dhe do të sjellim ndryshimin më 8 maj.