Propozim ndryshimet për ligjit për masa kufizuese nesër do të jetë në rend dite në seancën qeveritare. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që Qeveria të kalojë këtë propozim, pasi thotë se, nuk ka asnjë problem në funksionimin e Qeverisë teknike.
Propozim ndryshimet ishin dorëzuar njëherë në Kuvend, por më pas ishin tërhequr. Për këtë, Qeveria ishte arsyetuar se ato u tërhoqën për shkaqe administrative. Përmes ndryshimeve të ligjit për masa kufizuese, parashihet që personat që do të jenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe kërcënime hibride, të ndiqen penalisht edhe në vend.
Kjo iniciativë erdhi pasi vitin e kaluar, SHBA zgjeroi “listën e zezë”, duke futur në të, ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev, për shkak të dyshime për përfshirjen e tyre në korrupsion të profilit të lartë./tvklan.mk/