Prej nesër dokumente personale vetëm me termin të caktuar paraprakisht

Sot është dita e fundit në stacionin policor “Prolet”, ku qytetarët mund të fotografohen për dokumente personale pa termin paraprak.

Marketing

Nga nesër pika në fjalë do të punojë me 14 stacione bazë, por me termin paraprak, njoftojnë nga MPB.

“Nga nesër, e mërkurë, (07.02.2024) pika e fotografimit për dokumente personale në stacionin policor “Prolet” nuk do të funksionojë pa termin, por do të shndërrohet në pikë për terminët e caktuara për të gjithë ata që e kanë bërë këtë më herët, në territorin e qytetit të Shkupit deri në fund të vitit 2024″, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas MPB-së nga dita e nesërme brenda stacionit Prolet do të funksionojnë 14 stacione bazë, ku qytetarët do të fotografohen nga e hëna në të shtunë, ndërsa nga 12 shkurti do të vendoset edhe ndërrimi i dytë për fotografim.

“Njoftojmë qytetarët se në ditët në vijim caktimi i termineve për fotografim për dokumentet personale do të bëhet vetëm përmes telefonit dhe për arsye teknike nuk do të mundësohet caktimi përmes internetit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, qytetarët presin me orë të tëra para stacionit policor Prolet për të marrë dokumentet pa caktuar termin. Kjo pikë është hapur me synimin për të lehtësuar procesin pasi qytetarët nuk mund të marrin terminët për dokumentet e reja të udhëtimit në kohë.