Qyteti i Shkupit emëron drejtor të ri në N.P. “Ujësjellës dhe kanalizim”

Viktor Pançevski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe kanalizim”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Marketing

“Pançevski vjen në pozicionin si profesionist nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërim”, me biografi të fuqishme, i cili dukshëm mund të kontribuojë në avancimin e punës së ndërmarrjes publike. Në periudhën e ardhshme NP “Ujësjellës dhe kanalizim” do të realizojë projekte serioze për të cilat është e domosdoshme mënyra e re e menaxhimit të ndërmarrjes”, theksohet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.