Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, Ministria e Ekonomisë mbyll Thirrjen për dhënien e vauçerëve për kondicionerë inverter për amvisëritë, për kategoritë e rrezikuara afati i aplikimit mbetet deri më 15 shkurt

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve të pranuara, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që nga fundi i ditës së sotme 06.02.2024 deri në ora 15:30 të mbyllet Shpallja Publike për dhënien e vaucerëve për blerje dhe montim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në amvisëritë për vitin 2024.

Marketing

Qytetarët do të mund të aplikojnë vetëm për Thirrjen Publike për përfitimin e mbështetjes financiare nëpërmjet dhënies së një vërtetimi-vauceri për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për personat që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2024. Afati i fundit për këtë shpallje është data 15 shkurt.