Hamasi i përgjigjet pozitivisht një propozimi të SHBA-së për armëpushim

Hamasi i është përgjigjur një propozimi që ka si synim që të lirojë pengjet që kanë mbetur në Gaza si dhe një pauzë të qëndrueshme të luftimeve.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur të martën kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Dëshiroj të informoj mediat se kemi marrë një përgjigje nga Hamasi në lidhje me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes në lidhje me pengjet,” tha ai në një konferencë shtypi së bashku me Blinken në Doha.

“Përgjigja përmban disa komente, por në përgjithësi është pozitive. Megjithatë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rrethanave, ne nuk do të merremi me detaje”, tha Al Thani.

“Ne jemi optimistë dhe ia kemi dhënë përgjigjen palës izraelite,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit tani,” tha Blinken duke shtuar se do të diskutojë me qeverinë e Izraelit të mërkurën.

Diplomati i lartë amerikan përsëriti se propozimi që iu paraqit Hamasit ishte një propozim “serioz” që synonte jo thjesht të përsëriste marrëveshjen e mëparshme, por ta zgjeronte atë.

“Ka ende shumë punë për të bërë, por ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje është e mundur, dhe me të vërtetë thelbësore. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë pa pushim për ta arritur atë”, tha ai në konferencën për shtyp.