Lufta civile vijon të ndikojë në Sudan, qytetarët humbin lidhjen me internetin

Lufta civile po vijon të shkaktojë probleme në Sudan, ku këtë herë vendi është zhytur në ndërprerje të internetit.

Marketing

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë mohuar përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje.

NetBlocks, një mbikëqyrës që monitoron lirinë e internetit, shkroi në “X” se ka pasur kolaps të lidhjes së njerëzve me internetin në Sudan.

Sipas BBC disa njerëz raportuan se që prej së premtes nuk po hyjnë në internet, por situata është përkeqësuar që atëherë.

Mediat e lidhura me shtetin kanë fajësuar RSF-në.

Megjithatë, sipas faqes së lajmeve Sudan Tribune, një zyrtar i RSF-së akuzoi ushtrinë për lëshimin e urdhrave të drejtpërdrejtë për të ndërprerë komunikimin në pjesë të shteteve Darfur, Kordofan, Khartoum dhe Gezira, të cilat janë kryesisht nën kontrollin e grupit paraushtarak.

NetBlocks tha të mërkurën se një nga operatorët kryesorë celularë në Sudan, Zain, ishte “kryesisht jashtë linje”.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Zain tha se “po punonte në rrethana shumë të vështira, të ashpra dhe të rrezikshme”.

Ai shtoi se “ndërprerja aktuale e rrjetit është për shkak të rrethanave përtej vullnetit të tij”.

Dy ofrues të tjerë, MTN Sudan në pronësi të Afrikës së Jugut dhe Sudani në pronësi shtetërore, po funksiononin në zero të Premten, sipas NetBlocks.

Ndërprerja e rrjetit shton një shtresë tjetër vështirësie për një komb në luftë.

Në përgjigje të konfliktit të vazhdueshëm, Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 4.1 miliardë dollarë (3.25 miliardë £) për të adresuar nevojat urgjente humanitare të atyre në Sudan dhe njerëzve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Të paktën nëntë milionë njerëz janë zhvendosur, ndërsa rreth 25 milionë – gjysma e gjithë popullsisë – kanë nevojë për ndihmë, thotë OKB.

“Dhjetë muaj konflikt i kanë grabitur popullit të Sudanit pothuajse gjithçka – sigurinë e tyre, shtëpitë dhe mjetet e tyre të jetesës,” tha nënsekretari i përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths.

Ai shtoi se situata në Sudan duhet të trajtohet me një “ndjenjë të shtuar të urgjencës”.