Biden nuk i ndahet gafave, pasi ngatërroi Macron harron edhe emrin e Hamasit

Për arsyet e gabuara, presidenti amerikan Joe Biden u bë edhe një herë viral në rrjet. 24 orë pas gabimit të tij me Francois Mitterrand – ai pretendoi se kishte folur me të pas zgjedhjes së tij si President (duke e ngatërruar me presidentin francez Emmanuel Macron), Biden ka harruar edhe emrin e Hamasit.

Marketing

Presidenti i SHBA-ve u duk i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij. “Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia…“, tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahur të armatosur të palestinezëve.

Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai, duke pushuar sërish për të humbur shikimin gjetkë.

Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit.

Po, nga Hamasi, më falni…”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti.