LEN: SOVRANI këtë radhë do e bëjë NDRYSHIMIN E SHUMËPRITUR!

Sonte, bashkë me miqtë e mi Bilallin dhe Afrimin, kishim kënaqësinë të realizojmë takim me Josip Juratovic, deputet i SPD në Bundestagun gjerman.

Marketing

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve tona me përfaqësues ndërkombëtarë, në të cilat gjithmonë temë kryesore e diskutimit është procesi euro-integrues i vendit si prioritet më i rëndësishëm për ne.

Mes tjerash deputetin e informuam që duke qenë në prag të zgjedhjeve kaq të rëndësishme presidenciale e parlamentare, shqetësuese janë veprimet e BDI-së në pushtet, me gjitha presionet dhe interferimet që bën në gjyqësor, e sidomos me intencat falsifikuese në procesin zgjedhor që vërtetohen nga insistimi i tyre me çdo kusht ta pengojnë opozitën shqiptare ta marrë anëtarin e merituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithsesi, informuam që bindja dhe dëshira e qytetarëve për NDRYSHIM është më e fuqishme se asnjëherë më parë, dhe se SOVRANI këtë radhë do e bëjë NDRYSHIMIN E SHUMËPRITUR!