‘Koloni shqiptare’ në Superligën turke

Superliga turke duket se është kthyer në tokën e premtuar për futbollistët e kombëtares shqiptare. Pas Ernest Muçit tek Beshiktash, firmën në kontratën me një klub të këtij kampionati e hodhi Arbnor Muja.

Marketing

Sulmuesi i kombëtares kuqezi është larguar nga Antëerpi për të firmosur për 3 vite e gjysmë me skuadrën e Samsunspor. Pavarësisht se mban vendin e 15-të në renditjen e Superligës, kjo skuadër ka bindur Mujën për të hedhur pas krahëve aventurën në Belgjikë.

25-vjeçari i dalë nga akademia e Trepçes në Kosovë ka luajtur në 5 takime me kombëtaren shqiptare, gjithsesi firma në Turqi shihet si hap pas për të. Minutat për Mujën do të jenë më shumta në këmbët e tij, çka pritet ta ndihmojë për të qenë i gatshëm për trajnerin Sylvinho në Euro2024.

Gjatë sezonit të fundit me belgët ai u aktivizua në 35 takime, duke shënuar gjashtë gola, një prej të cilëve në Champions League. Me kalimin e Mujës në Superligën turke, numri i lojtarëve shqiptarë rritet, për t’iu bashkuar kështu emrave si Rey Manaj, Sokol Cikalleshi dhe Federik Veseli.