Taravari: Ndryshimi nuk mund të bëhet me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas tubimit të mbajtur në qytetin e Gostivarit deklaroi se prej mbrëmë i ka ndarë rrugët me kryetarin e kuvendit të ASH-së Ziadin Selа. Ai tha se ndryshimin në skenën politike mund ta sjellë vetëm Aleanca dhe askush tjetër.

Marketing

“Rëndë e ka votuesi i ASH-së të jetë bashkë me BDI-në dhe të thotë ky është ndryshimi, me BDI-në vazhdojmë dhe e bëjmë ndryshimin, nuk mundemi ta bëjmë me BDI-në ndryshimin sepse 22 vjet BDI ka qenë në pushtet. Mendoj se Syrjai e than ë fjalim shumë bukur, ne i ndihmojmë BDI-së, për të qenë një parti tamam parti, duhet pak të rrijë në opozitë dhe besoj se prej 9 maji do të ja urojmë BDI-së të qenurit në opozitë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari tha se së shpejti do të finalizohet edhe koalicioni ASH-LEN, ku pret të ketë takim me përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Qеndror të ASH-së Ziadin Sela mbrëmë pas kuvendit të mbajtur me përkrahësit e tij deklaroi se kuvendi i ASH-së ka nisur iniciativë për shkarkimin e kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.Sela njoftoi se 106 kuvendar votuan pro shkarkimit të Arben Taravarit nga pozita e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët. Ai më tej tha se më 18 shkurt do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i partisë ku do të diskutohet iniciativa e kuvendit qëndror dhe do duhet të marrë formë shkarkimi i kryetarit të partisë.