Pendarovski: E papranueshme që qytetarët të dënohen për patentë shoferët e vjetër, partitë të miratojnë ndryshime ligjore

Presidenti i vendit Stevo Pendarovskit, ka reaguar në lidhje me skadimin e afatit të dokumenteve personale dhe panikun që është shkaktuar te qytetarët si pasojë e këtij ndryshimi.

Marketing

Pendarovski thotë se është e papranueshme që qytetarët me harxhimet e tyre për të ndryshuar dokumentet, gjithashtu të kenë frikë nëse do të dënohen nëse marrin pjesë në komunikacion me dokumente të vjetra.

Pendarovski kërkon nga partitë parlamentare që të miratojnë propozim-ligj për vazhdimin e afatit të lejeve të vozitjeve për qytetarët që marrin pjesë në komunikacionin e brendshëm.

“Kërkoj nga partitë politike parlamentare që të miratojnë menjëherë ndryshimet në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe normat përkatëse në ligjet e tjera që rregullojnë këtë fushë në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve që të vërtetojnë patentë shoferët dhe librezat e shoferit të të gjithë drejtuesve që marrin pjesë në komunikacion në territorin e shtetit, e periudha e vlefshmërisë së të cilëve nuk ka skaduar që nga lëshimi i tyre. Siç e thashë edhe disa javë më parë, nëse ka vullnet politik, zgjidhjet ligjore mund të miratohen në një kohë shumë të shkurtër”.

“Askush nuk mund të dënohet për patentë shoferin dhe librezën e shoferit të pandryshuar pa fajin e qytetarëve dhe që nuk ka skaduar për sa i përket afatit të vlefshmërisë të konsideruar nga momenti i lëshimit, veçanërisht për pjesëmarrje në trafik brenda territorit të vendit tonë”.

“U bëj thirrje institucioneve kompetente që sa më shpejt dhe saktë të informojnë qytetarët për të gjitha hapat që po ndërmerren për tejkalimin e kësaj situate të papranueshme. Në të njëjtën kohë, si president i vendit, dua të përsëris angazhimin tonë për zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore ndërkombëtare që kemi marrë përsipër, të cilat rrjedhin nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Prespës””, ka shkruar Pendarovski.

Ndryshe, sipas njoftimit të MPB-së, prej nesër nuk do të vlejnë patentë shoferët dhe pasaportat të cilat janë me emrin e vjetër të shtetit. Ndërsa është vazhduar për përdorim të brendshëm vlefshmëria vetëm e letërnjoftimeve.