Pendarovski nuk dekretoi ligjin për Lojërat e Fatit

Presidenti Stevo Pendarovski vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi në seancën e mbajtur më 7 shkurt 2024.

Marketing

Në njoftimit të lëshuar nga Kabineti i Pendarovskit thuhet se:

“Vendimi është marrë në bazë të analizës së detajuar të tekstit të Ligjit dhe procedurës në të cilën është miratuar ky ligj, si dhe pas konsultimeve me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si partneri më i rëndësishmi i vendit tonë në procesin e negociatave”.