Dy emra shqip, Arben e Bujar pritet të garojnë për president të Republikës?

Arben Taravari do të jetë kandidat për president që do të mbështetet nga opozita shqiptare (Lidhja Europiane për Ndryshim), përcjell TV21.

Marketing

Arben Taravari formalisht ende është kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ndonëse një pjesë e partisë e udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Qendror Ziadin Sela, nuk pajtohet me vendimin e Taravarit për koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare.

TV21 nga burime brenda BDI-së mëson se edhe integristët do të dalin me kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale.

Siç njoftojnë nga atje, ka pasur debat nëse kandidati duhet të jetë partiak ose jopartiak.

Si emra jopartiak janë përmendur Imer Selmani, Abdylmenaf Bexheti dhe Besa Arifi.

Por pasi është shterur debati, është vendosur që kandidati të vjen nga partia, dhe siç bënë të ditur burimi, si emër më serioz është Bujar Osmani.